SHPALLET SËRISH KAMPIONE BOTË, FITON NDAJ RUMUNES.
Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Rusi. Xhudistja kosovare, në finalen e kategorisë deri në 52 kilogram e ka mposhtur rumunen Andreea Chitu. Majlinda Kelmendi ia ka ndritur serish fytyren Kosoves. Xhudistja nga Peja ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Botëror të xhudos duke u rikonfirmuar serish sin je kampione absolute ne peshen e saj. Kelmendi, e drejtuar nga trajneri Driton Kuka, në finale të kësaj gare, në kategorinë deri në 52 kilogram, ka mposhtur rumunen Andreea Chitu. Për të arritur deri në finale, xhudistja kosovare është dalur të kalojë katër shumë të vështira. Në turin e parë u kualifikua pa asnje ndeshje pasi nuk kishte kundershtar. Në turin e dytë ka arritur të fitojë ndaj xhudistës nga Venezuela Vanessa Cortesia. Në turin e tretë kosovarja eliminoi kongolezen Bundmaa Munkhbaatar, derisa në çerekfinale ishte më e mirë se kubanezja, Yanet Bermoy Acosta. Kurse, në gjysmëfinale Kelmendi kishte përballë rusen Natalia Kuziutina, të cilën e eliminoi me lehtësi, ndonse xhudistia Ruse kishte mbështetjen e të gjithëve. Ndërsa në finale Kelemendi arriti kështu ti japë sërish Kosovës por dhe Shqipërisë medaljen e artë.