Skuadra e Vllaznisë është shpallur kampione kombëtare në kampionatin e të rriturve që u zhvillua në Tiranë ditët e fundit. Xhudistët kuqeblu kanë bërë paraqitje më të mirë duke arritur kështu që të marrin edhe më shumë vende të para pas ndeshjeve të zhvilluara.

Kampionati për të rinj dhe të rritur u zhvillua në pallatin e sportit “Asllan Rusi” ku morën pjesë të gjitha ekipet e liçensuara nga federate shqiptare e xhudos. Kështu në total Vllaznia arriti 13 vende të para dhe 6 të dyta duke u shpallur kampion kombëtar si ekip. Për të rritura Aurora Shkoza që drejtoi edhe skuadrën e Vllaznisë si trajnere mori vendin e parë në peshën 57 kilogram, Anxhela Krasniqi në peshën 63 kilogram dhe Julanda Bacaj në peshën 78 kilogram ndërsa Alma Hasani zuri vend të dytë në peshën 70 kilogram. Për meshkuj tek të rriturit Roland Vasija u shpall kampion në peshën 60 kilogram, Juli Marku në peshën 90 kilogram dhe Ndoc Ndoci në peshën +100 kilogram ndërsa Kristjan Lleshi në peshën 66 kilogram dhe Lurian Kaci në peshën 73 kilogram morën vendin e dytë duke qenë nënkampion. Përveç të rriturve një paraqitje pozitive kanë bërë edhe të rinjtë. Tek femrat Xhensila Gjoka në peshën 40 kilogram u rendit e para ashtu siç Sara Kovaçi në peshën 44 kilogram, Aurora Dema në peshën 48 kilogram, Fatlime Hasani në peshën 57 kilogram dhe Fabjona Hasani në peshën 63 kilogram, në të njëjtën peshën në vend të dytë u rendit Laje Hyka. Tek meshkuj kampion kombëtar u shpallën Xhovani Shkoza në peshën 66 kilogram dhe Emanuel Guri në peshën 81 kilogram ndërsa Luka Lukaj në peshën 50 kilogram dhe Demian Çuni në peshën 55 kilogram u rënditën të dytët. Fitimi i titullit kampion nga Vllaznia dhe 13 vendet e para të arritura janë padyshim një sukses dhe një meritë edhe e akademisë “Albania Xhudo Kodokan” me qendër në Vau Dejës që drejtohet nga mjeshtri Anton Shkoza. Pak kohë më parë Vllaznia arriti sukses edhe në kampionatin kombëtar për grupmoshat 6-12 vjeç duke fituar kështu 7 tituj kampion dhe dy vende të dyta.

Artikulli paraprakSHTUBINA: ASGJË S’KA MBARUAR, FITORJA ME TIRANËN NA QETËSON
Artikulli tjetërRAMA NË ‘FB’: NËNË TEREZA NGJITI SOT QIELLIN E LAVDISË