Shqipëria është përfaqësuar denjësisht në një turne ndërkombëtar në sportin e xhudos që është organizuar në Danimarkë.

I quajtur “Copenhagen Open” në këtë turne nga Shqipëria ka marrë pjesë xhudisti i Vllaznisë Xhovani Shkoza në peshën 66 kilogram. Xhudisti nga Vau Dejësi ka arritur që ta marrë medaljen e arit në këtë turne të rëndësishëm dhe duke u kthyer me trofe në Shqipëri. Në aktivitetin që u zhvillua në kryeqytetin e Danimarkës në Kopenhagen morën pjesë të gjitha shtetet e europës perëndimore me xhudistët më të mirë të tyre që kanë rezultate të larta në arenën ndërkombëtare. Pjesëmarrja ka qenë e madhe me rreth 500 xhudistë në total dhe shumë ekipe nga shtete të ndryshme. Skuadra e Vllaznisë pati një ftesë të veçantë në këtë turne ndërkombëtar për të marrë pjesë dhe u përfaqësua me xhudistin e Vllaznisë Xhovani Shkoza. Edhe pse pati përballë kundërshtar të forta xhudisti shqiptar për 18 vjeçarët arriti që të jetë më i mirë duke fituar medaljen e artë sëbashku me një trofe si sportisti më i mirë për atë grupmoshë. Xhovani Shkoza nuk e ka patur aspak të lehtë, përkundrazi sepse ka arritur që të fitojë gjithsej 4 ndeshje. Fillimisht në peshën e tij 66 kilogram ka mundur xhudistin që përfaqësonte Suedinë. Në ndeshjen e dytë është përballur me një xhudist të Finlandës duke e mundur edhe atë. Më pas ndeshjen e tretë dhe finalen i ka patur me xhudistë nga Holanda duke arritur po ashtu t’i mund edhe dy kundërshtarët e tij të fundit dhe duke zënë kështu me meritë vendin e parë në këtë turne të rëndësishëm ndërkombëtar në Danimarkë. Transporti drejt Kopenhagenit është mundësuar nga presidenti i ekipit të futbollit të vajzave Juban Danja, Ferdinand Jaku i cili po ashtu edhe ka shoqëruar xhudistin Shkoza duke i ndenjur pranë. Ky është një tjetër sukses për Vllazninë në xhudo pas medaljeve pak ditë më parë në një tjetër turne në Podgoricë apo edhe fitimit të titullit kampion për të rritur dhe grupmoshat.

Artikulli paraprakVAJZAT E SHTËPISË SË FËMIJËS KRIJOJNË EKIPIN E HENDBOLLIT
Artikulli tjetërNEXHMI BUSHATI, SJELL “DITARIN” E QEMAL DRAÇINIT