Xhupave tipik të veshjes së grave mirditore i është kushtuar nje pavion i veçantë, ne qendren e informimit te vizitoreve në Rubik. Mbi 30 xhupa me element të ndryshem janë koleksionuar dhe prezantuar në këtë dhomë, e cila është ngritur falë mbeshtetjes se presidentes se partneritetit Shqiperi-Austri, znj Marianne Graf qe operon prej shume vitesh ne kete zone.

Drejtori i Trashegimise Kulturore dhe Turizmit në Bashkinë Mirditë, Julian Vlashi thote se kjo trashegimi duhet ti prezantohet publikut pasi behet fjale per punime te vjetra, qe ka elemente interesante krahas bukurise se saj te punuara nga gra dhe vajza te kesaj zone, me qellim per te punuar ne ndertimin e dosjes per ta derguar per mbrojtjen e saj ne UNESCO.

Prezantimi i këtij pavioni u bë përmes një aktiviteti ku ishin të pranishem autoritete lokale dhe mbështetesja e këtij projekti Mariane Graff.

Ky pavion vjen pas shpalljes se veshjes mirditore kryevlere kombetare e trashegimise kulturore jo materiale dhe do te qendroje i hapur per te gjithe vizitoret dhe turistet qe frekuentojne Mirditen.

 

Artikulli paraprak34 VITE NGA MESHA E PARË PAS DIKTATURËS
Artikulli tjetërVLLAZNIA MPOSHT SKËNDERBEUN