Agjencia UNESCO e shpalli vitin 2016 si vitin e Hoxhë Ahmet Yesevi, në kuadër të 850-vjetorin e vdekjes së tij për kontributin dhe urtësinë që ai ka dhuruar në kohën që jetoi.

Për të kujtuar këtë figurë të shquar islame, instituti turk “Yunus Emre” organizoi në teatrin “Migjeni” mbrëmjen “Yjet e Anadollit”, me emocione të veçanta ku drejtues të këtij instucioni shprehën vlerësimet e tyre. Por të jesh në Shkodër e të mos flasësh për këtë qytet është e pamundur. Ish-drejtori i institutit dhe drejtori aktual dhanë përshtypjet e tyre dhe ngrohtësinë që kanë gjetur për kaq vjet në të.

Në pjesën e dytë të aktivitetit u shfaq një paradë veshjesh të shekujve XI – XIII nga koha kur jetuan sëlçukët, në të cilat pasqyrohej një seriozitet dhe kulturë e jashtëzakonshme. “Yunus Emre” është i pranishëm në qytetin e Shkodrës prej shumë vitesh, ku përmes aktiviteteve të shumta që organizon, reflekton në mënyrën më të mirë vlerat historike dhe kulturën turke.

Artikulli paraprakTRAJNIM PËR OFRIMIN E SHËRBIMIT TË KARRIGEVE ME RROTA
Artikulli tjetërPD “KRYQËZON” ALUIZNIN DHE HIPOTEKËN