Pas akordit te arritur tre dite me pare me drejtuesit e klubit,mesfushori kosovar Yll Hoxha mesditen e se henes ka firmosur edhe kontraten me kuqeblute .
Kjo do te thote se ai tashme eshte zyrtarisht futbollist i vllaznise.Kontrata eshte dyvjecare ,me opsionin e rishikimit te saj pas perfundimit te sezonit te pare. Mesfushori mund te konsiderohet si perforcimi I pare cilesor ne offensive per trajnerin Cungu qe prej ditesh ka shprehur shqetesimin per lojtaret e ardhur ne prove. Për Ylli Hoxhën që sezonin e kaluar luajti me Flamurtarin ndërkohë që nga 2012 deri në 2015 ka qenë pjesë e Kukësit, ku dhe vetë Cungu ka patur mundësinë ta ketë në dispozicion kur ishte trajner i skuadrës verilindore, nuk kishte nevojë për ditë të tëra prove dhe shumë mëdyshje. Mesfushori nga Prishtina është bashkuar menjehere me. Ylli Hoxha sezonin e kaluar u aktivizua në 29 ndeshje me Flamurtarin për një total prej 2176 minutash duke shënuar dhe dy gola dhe dhënë dy asiste. Zyrtarizimi i tij te Vllaznia vjen pas atij të portierit malazez Agovic, ndërsa më parë janë afruar në skuadër dhe sulmuesi Brunild Pepa, Olsi Gocaj si dhe është rikthyer Arsid Kruja