Me një set fotografish të nxehta në palestër dhe me një video-konferencë nga shtrati, kështu preferoi Maraja Keri të hedhë në treg hitin e saj më të ri “I Don’t”.
Këngëtarja 46-vjeçare vjen në këtë klip në bashkëpunim me reperin Uaj Xhi. Maraja Keri nuk zhgënjeu as këtë herë fansat e saj, duke ekspozuar linjat e saj sensuale. Hiti i ri i paraprin hedhjes në treg të albumit të fundit të yllit të muzikës Pop, që pritet të dalë së shpejti. Viti 2017 nisi jo në mënyrën më të mirë për Marajah Kerin, e cila dështoi gjatë performancës së saj natën e ndërrimit të viteve në Times Square, duke u vënë në shënjestër të mediave dhe rrjeteve sociale. Por ylli i muzikës pop duket se ka hedhur gjithçka pas krahëve.