Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani gjatë vizitës zyrtare në Turqi, pas takimit me homologun e tij Bekir Bozdag, zhvilloi një vizitë në Akademinë Turke të Drejtësisë, ku u takua me drejtorin e kësaj akademie, Y?lmaz Akçil.
Në përfundim të vizitës, Manjani u prit edhe nga Kryetari i Gjykatës së Lartë të Turqisë, Ismail Rustu Cirit. Në këtë takim u theksua nevoja për më shumë bashkëpunim ndërmjet dy Gjykatave të Larta, veçanërisht në drejtim të shkëmbimit të përvojës për zgjidhje të çështjeve në interes të qytetarëve të dy vendeve. Kryetari i gjykatës mirëpriti propozimin e ministrit Manjani për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet Gjykatave të Larta të Ballkanit në drejtim të unifikimit të praktikave gjyqësore për çështje të përbashkëta.