Drejtoria Arsimore Shkoder ka hedhur poshte te gjitha pretendimet e Konfederates se Sindikatave te Pavarura Shkoder per abuzimin me listat e mesuesve qe aderojne ne kete sindikate.

Drejtori I ketij institucioni Kadri Ymeraj I kontaktuar nga Star Plus, ndonese ka refuzuar te prononcohet publikisht, ka bere te ditur se mes Konfederates se Sindikatave Shkoder dhe Drejtorise Arsimore Rajonale nuk ka asnje kontrate te nenshkruar dhe se partnere me Ministrine e Arsimit jane dy sindikata te tjera dhe jo Konfederata e Sindikatave. Cka do te thote se ndalimi I kotizacionit sindikal prej 10 mije lekesh per cdo mesues iu referohet vetem listave te antarsise se dy sindikatave partnere te nivelit te pare. Ndersa lidhur me numrin e mesuesve qe kane neshkruar kontrata kolektive me sindikatat, Ymeri thote se kjo ceshtje nuk I perket aspak Drejtorise Arsimore dhe se rruga ligjore per ta eshte e hapur. Megjithate drejtori Ymeraj konfirmon se do te kthej nje pergjigje zyrtare KSSH Shkoder per te sqaruar situaten. Nderkohe dy dite me pare Konfedarata e Sindikatave te Pavarura te Shqiperise nepermjet kryetari te saj Kole Nikolli akuzoi drejtperdrejt DAR Shkoder se listat me 1200 mesuesit qe aderojne ne kete sindikate te dorezuara prane ketij institucioni, ne menyre spekullative I jane kaluar dy sindikateve te tjera me qellim perfitimin e kotizacionit sindikal. Konkretisht per Qarkun e Shkodres behet fjale per 17 milion leke te vjetra gje per te cilen ata theksuan se do ti drejtohen Prokurorise se Rrethit Shkoder.

Artikulli paraprakLLALLA NGA SHKODRA KERKON BASHKEPUNIM ME POLICINE
Artikulli tjetërHYN NË FUQI KODI RRUGOR, KUJDES NGA RREGULLAT E REJA