Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, përmes një postimi në Facebook, i është drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se “Me keqardhje ju njoftoj se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm. Kjo mbledhje, edhe pse proceduralisht dhe në aspektin e statutit, nuk ka asnjë shkelje, po ndodh në një moment jashtëzakonisht të ndjeshëm për organizatën tonë”.
Ai ka thënë se “Nuk ka kurrfarë nevoje për këtë nguti të thirrjes së mbledhjes në këtë mënyrë. Nuk kemi asnjë nguti që ta mbajmë mbledhjen në këtë gjendje e me këto ndasi. Zgjedhjet e brendshme duhet të mbahen. Ato nuk mund të ndalen, edhe po të kishte pasur qëllime për një gjë të tillë. Lëre më që qëllim të tillë nuk ka pasur e nuk ka askush. Mandati i strukturave aktuale drejtuese të nivelit të tretë skadon në fund të shkurtit. Asnjë ditë më shumë nuk mund të qëndroj si Kryetar i Lëvizjes, e as si kryesi me përbërjen aktuale. Kemi pasur mundësi që këtë mbledhje të Këshillit ta mbajmë në janar të vitit të ardhshëm. Në këtë kohë do ta kishim përbërjen e plotë të Këshillit. Një pjesë të problemeve të brendshme do t’i kishim të adresuara. Dhe do të vinim në Këshill të gjithë me një pasqyrë më të qartë për atë se çfarë ka ndodhur, si ka ndodhur, dhe se si do të ecim para”.
Në postimin e tij Ymeri ka theksuar se “Zgjedhjet e brendshme duhet të mbahen. Ato nuk mund të ndalen, edhe po të kishte pasur qëllime për një gjë të tillë. Lëre më që qëllim të tillë nuk ka pasur e nuk ka askush. Mandati i strukturave aktuale drejtuese të nivelit të tretë skadon në fund të shkurtit. Asnjë ditë më shumë nuk mund të qëndroj si Kryetar i Lëvizjes, e as si kryesi me përbërjen aktuale. Kemi pasur mundësi që këtë mbledhje të Këshillit ta mbajmë në janar të vitit të ardhshëm. Në këtë kohë do ta kishim përbërjen e plotë të Këshillit. Një pjesë të problemeve të brendshme do t’i kishim të adresuara. Dhe do të vinim në Këshill të gjithë me një pasqyrë më të qartë për atë se çfarë ka ndodhur, si ka ndodhur, dhe se si do të ecim para”.