Zhvillimi I biznesit social ne Shkoder ka qene ne focus te fondacionit Younus social biznes I cili prej dy vitesh ka aktivitetin e tij edhe ne Shqiperi. Pjese e ketij takimi kane qene4 perfaqesues te ojf-ve por edhe individe te interesuar per krijimin e nje biznesi social ne Shkoder. Ne nje interviste per Star Plus Tv, Ermira Repaj , konsulente biznesi prane Younus Social Biznes, ka shpejguar ne detaje cilat jane mundesite per krijimin e nje biznesi social fale bashkepunimit dhe fondeve qe jep vet ky fondacion.

Gjate ketij takimi, perfaqesues te Fondacionit Yunus Social Biznes kane folur per sfidat dhe veshtiresite, qe paraqiten perpara nje biznesi social, nje forme e re e te berit biznes qe po aplikohet ne Shqiperi gjate viteve te fundit. YSB çel fonde-inkubimi nëpër botë, duke i ndihmuar njerëzit në vendet në zhvillim, përmes formave të posaçme të mbështetjes, për të ndërmarrë nizma biznesi me impakt social dhe për t’u bërë sipërmarrës të suksesshëm. YSB është bashkëthemeluar nga Laureati i Çmimit Nobel për Paqen Prof. Muhammad Yunus, i vlerësuar për angazhimin e tij botëror në luftën kundër varfërisë .Një biznes social ka si mision të kontribuojë në zgjidhjen e një nevoje shoqërore apo mjedisore në një mënyrë financiarisht të qëndrueshme. Ky model biznesi ka dhënë rezultate të mira në shumë vende, dhe synohet qe te kete sukses edhe ne Shqiperi.

Artikulli paraprakDAR: “MARK LULA”, REGJISTRIMET VAZHDOJNË
Artikulli tjetërTË HËNËN NIS SESIONI I V-të I KUVENDIT TË SHQIPËRISË