SHBA qëndron “krahë për krahë” me Shqipërinë në rrugën e vështirë që ka nisur.

Ambasadorja e sapoardhur Yuri Kim tha se do të mbështesë vendin për të vënë në zbatim strukturat e reja të drejtësisë për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Vetëm në këtë mënyrë – tha Yuri Kim.Shqipëria do të mund të sigurojë një të ardhme ekonomike dhe demokratike.

“Kam vetëm 9 ditë këtu dhe janë takuar me të gjithë përfaqësuesit kryesor të politikës. Ishin takime mjaft të rëndësishme dhe domethënëse. Në të gjitha takimet është theksuar rëndësia e reformës në drejtësi për t’i dhenë fund korrupsionit. Reforma në drejtësi do të sigurojë kapacitetet e duhura ekonomike dhe demokratike të Shqipërisë.

Ju keni në dorë të ardhmen dhe shpresën e popullit shqiptarë. SHBA ka qenë gjithmonë krah Shqipërisë në moment kritike dhe reforma në drejtësi dhe zbatimi i saj është një nga këto momente. Ne jemi me ju “krahë për krahë” për zbatimin e drejtësisë” tha Kim.

Artikulli paraprakREFORMA NË DREJTËSI, SORECA: VAKANCAT NË GJYQËSOR TË PLOTËSOHEN NGA MAGJISTRATURA
Artikulli tjetërPËRPLASEN DY MAKINA,NJËRA PËRFUNDON NË KANAL