Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim zhvilloi të enjten një takim me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi. Takimi ndodhi në selinë e LSI, ndërsa ka zgjatur për rreth 1 orë e 30 minuta, duke filluar në orën 11:30 të paradites dhe u mbyll rreth orës 13:00.

Ndërkohë, ka qenë Lëvizja Socialiste për Integrim që ka zbardhur axhendën e takimit mes Kryemadhit dhe Yuri Kim. Sipas deklartës së bërë nga LSI, mësohet se në fokus të takimit ka qenë diskutimi për reformën zgjedhore.

Deklarata e LSI: Duke ju përgjigjur interesimit të medieve për takimin e sotëm të zhvilluar në LSI mes Kryetares së LSI Monika Kryemadhi dhe Ambasadores së SHBA Yuri Kim.
Takimi zgjati rreth 1 orë e gjysmë, në fokus të saj ishte reforma zgjedhore, ku të dy palët kanë ndarë angazhimin e përbashkët për realizimin e saj brenda datës 15 mars 2020, si datë e përcaktuar në marrëveshjen e dakordësuar mes opozitës së bashkuar dhe mazhorancës për reformën zgjedhore.

Kryemadhi konfirmoi vullnetin e palëkundur të LSI dhe opozitës së bashkuar për të përmbyllur këtë reformë dhe njëherazi për t`i hapur rrugë zbatimit të saj ashtu sikurse përcaktohet edhe nga Bundestagu Gjerman.

Ky takim vjen vetëm pak ditë nga mbajtja e tubimit të thirrur nga Presidenti Meta në mbrojtje të Kushtetutës. E po atë ditë, Yuri Kim zhvilloi dhe një takim me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Artikulli paraprakDYSHOHET SE PËRDHUNUAN NJË 19-VJEÇARE, SHOQËROHEN DY DJEM
Artikulli tjetërPLANI PËR PRITJEN, SHQIPËRIA PËRGATITET PËR STREHIMIN I 30 000 EMIGRANTËVE