Teksa dy vendet festojnë 100 vjet marrëdhënie midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasadorja Yuri Kim ndan një lajm shumë të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale ambasadorja Kim bën me dije se duke nisur nga 1 prilli, vizat turistike 3-vjeçare do të bëhen 10-vjeçare do ta bëjë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Shtetet e Bashkuara.

“Ndërsa festojmë 100 vjet marrëdhënie midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasadorja Yuri Kim ndan një lajm shumë të rëndësishëm, që do ta bëjë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Shtetet e Bashkuara. Shihni videon për të mësuar më shumë rreth këtij lajmi fantastik!”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Artikulli paraprakFATURA E LUFTËS, 63 MLD DOLLARË PËRLLOGARITET DËMI NË INFRASTRUKTURËN E UKRAINËS
Artikulli tjetërBALLA PËR PRESIDENTIN E RI: DO TË DIALOGOJMË ME OPOZITËN, JA KUR MUND TË JENË GATI KANDIDATURAT