Ambasadorja Yuri Kim mund të jetë nga figurat që do të përfaqësojë SHBA-të në Korenë e Jugut si ambasadore.

Sipas mediave, bëhet me dije se Yuri Kim ëhstë një kandidaturë serioze për këtë post, që momentalisht është vakant.

Rreth nëntë muaj në presidencën e tij, Presidenti i SHBA Joe Biden nuk ka emëruar ende një ambasador të ri në Korenë e Jugut, pavarësisht nga rëndësia e postit në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe rëndësia e Seulit si një aleat i rëndësishëm në gjeopolitikën e Azisë Lindore.

“Amerika është kthyer, diplomacia është kthyer,” tha Biden në shkurt, duke u distancuar nga paraardhësi i tij Donald Trump, i cili e bëri “Amerika e para” politikën e tij kryesore.

Megjithatë mesazhi nuk është zbatuar ende pasi rreth gjysma e posteve të ambasadorëve të SHBA-së mbeten ende vakante – me Korenë e Jugut një prej tyre.

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, është gruaja e parë koreano-amerikane që u bë ambasadore e SHBA-së.

Ajo ka një ekspertizë të gjëra në çështjet e Azisë Lindore, si dhe njohje me dhe ish-ambasadorin e SHBA-së në Burma, Derek Mitchell.

Donte të bënte një selfie, 33-vjeçarja në Belgjikë bie nga shkëmbi dhe gjen vdekjen
Ndërkohë, një grup ligjvënësish koreanë i kërkuan Koordinatorit të Shtëpisë së Bardhë për Indo-Paqësorin, Kurt Campbell, një emërim të shpejtë të ambasadorit të ri në Korenë e Jugut gjatë vizitës së tyre në SHBA në tetor. Campbell tha se ai “i kupton plotësisht” nevojat për të plotësuar vendin vakant.

Sipas Shoqatës Amerikane të Shërbimit të Jashtëm, 95 nga 189 pozita ambasadorësh ishin vakante nga 4 nëntori 2021.

Vetëm shtatë nga të emëruarit për ambasadorë të Biden janë konfirmuar që kur ai mori detyrën, ndërsa 63 janë të bllokuar në Senat, ku Koreja e Jugut akoma nuk ka nominime.

Ish-ambasadori në Seul, Harry Harris, i cili u emërua nga Trump, dha dorëheqjen më 20 janar pasi Presidenti Biden mori detyrën.

Pas largimit të Harris, Robert Rapson shërbeu si ushtrues detyre i shefit të misionit, përpara se i Ngarkuari aktual me Punë, Chris Del Corso të emërohej në qershor.

Disa figura u shfaqën si kandidatë të mundshëm për postin e ambasadorit në Seul në pranverë dhe verë, por thashethemet për emërimin e tyre u shuan shpejt.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM GJATË NATËS, I VENDOSET LËNDË PLASËSE NJË DYQANI
Artikulli tjetërFILLON SOT FUSHATA PËR RAUNDIN E DYTË TË ZGJEDHJEVE LOKALE