Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasadorja Yuri Kim priti një grup gazetarësh dhe përfaqësues OJQ-sh që punojnë për çështjet e medias në Shqipëri.

Ajo theksoi se një shtyp i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokracinë dhe se është e rëndësishme që gazetarët të bëjnë pyetje të vështira. Ajo i nxiti që t’i përcjellin brezit të ri të gazetarëve mësimet që kanë marrë për të qenë të fortë dhe të guximshëm.

“Shpresoj se nuk do ta nënvlerësoni kurrë rëndësinë e asaj që po bëni. Shpresoj se do të vazhdoni të bëni atë që po bëni”, u tha gazetarëve ambasadorja Kim.

Pjesëmarrësit diskutuan sfidat me të cilat përballen, duke përfshirë mungesën e qasjes në informacion, pasigurinë në punë dhe mungesën e transparencës financiare nga institucionet publike dhe organizatat mediatike.

Artikulli paraprakVRAU PRONARIN E SHTËPISË NË SHKODËR PËR PAGESËN E QIRASË, ARRESTOHET AUTORI 34-VJEÇAR
Artikulli tjetërBECI: ËSHTË KOHA TË SHOHIM NJERI-TJETRIN NË SY E TË THEMI CILA ËSHTË MË E MIRA PËR SHKODRËN