Ambasadorja e SHBA-së mbështet zgjatjen e afatit të komisionit hetimor parlamentar për incineratorët.

“Mirëpresim zgjatjen e komisionit parlamentar për inceneratorët. Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura. Ne do ta shikojmë këtë nga afër” shkruan Yuri Kim në një postim në twitter.

Më tej ambasadorja Yuri Kim nënvizon edhe një herë se Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta korrupsioni janë prioritetet e SHBA-së në Shqipëri.

Komisioni i Rregullores miratoi sot zgjatjen e afatit deri në 25 shkurt ditën e mbylljes së këtij komisioni dhe duke i hapur rrugë planit të hetimit të propozuar nga Partia Demokratike në këtë komision.

Artikulli paraprakBASHA S’KURSEN AKUZAT: META DO TË MARRË VOTA ME DORËN E SALI BERISHËS QË T’JA ÇOJË EDI RAMËS
Artikulli tjetërILIRJAN CELIBASHI: NUK MUND TË PRANOHET KOMISIONI I RITHEMELIMIT I BERISHËS NË KOALICION ME LSI