Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit Yuri Kim në një konferencë online me gazetarët ka treguar agjendën e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Shqipëri.

Ne agjendën e Sekretarit Blinken nuk parashikohet një takim në Tiranë me kreun e Prokurorisë së Posacme Altin Dumani, por vetëm me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Kim ka bërë me dije se: “Në Shqipëri që do të jemi rreth orës 11:00 deri rreth orës 07:00 ose 08:00 të mbrëmjes. Dhe kjo është me të vërtetë një ndalesë që do të fokusohet tek e ardhmja, e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor”.

Pjesë nga deklarata e Yuri Kim:

Vizita vjen si fillimi i 100 viteve të dyta të marrëdhënieve me Shqipërinë e SHBA-së, vjen në një kohë kur duam të shkojmë dhe të falënderojmë kryeministrin Rama dhe Shqipërinë që ka qenë bashkëpunëtorja jonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga viti 2000.

Gjithashtu duam të theksojmë, bashkëpunimin e madh e madh që ka pasur Shqipëria me ne për afganët, dhe shqiptarët kanë vazhduar traditën e tyre hostorike për të strehuar të huajt.

Do të takojmë Presidentin Begaj dhe më pas do të ketë një takim me kryeministrin, kjo nuk është domosdoshmërisht në kronologji, por do të ketë një takim dypalësh me kryeministrin.

Ai do të ketë një takim të bukur me njerëz që kanë kaluar nëpër programe të ndryshme shkëmbimi tek Piramida e Tiranës, një investim shqiptaro-amerikan.

Artikulli paraprakZONAT RURALE PO MBETEN PA MJEKË E INFERMIERË, NUMRI I TYRE U UL DERI 23% PËR 2022
Artikulli tjetërPËRMBYTJE NË ANTALIA TË TURQISË, MBYLLEN SHKOLLAT, RAPORTOHET NJË I VDEKUR