Festivali Za Fest ka nisur në Shkodër edicionin e tij të gjashtë. Nata e parë u zhvillua në oborrin e doktor Shirokës, në një shtëpi karakteristike shkodrane. Hapja e Za Fest këtë vit u bë me disa pjesë teatrore nga artistët e njohur Jeton Neziraj, Erenik Beqiri, Arben Bajraktari dhe Linda Rukaj. Drejtuesi i Za Fest, këngëtari Vlashent Sata thotë se ky festival do vijojë të ruaj traditën dhe të përcjellë mesazhe përmes artit.
Arbana Rica një prej organizatoreve të ZA FEST që nga momenti kur nisi thotë se ky festival përveç thjeshtësisë dhe atij arti të vërtetë synon edhe promovimin e artistëve të rinj.
Këtë vit pjesë e stafit është edhe gazetarja Manjola Lloja e cila tregon se Za Fest po zhvillon edhe ekonomikisht Shkodrën në tri netët e tij.
Za Fest Festival do vijojë me dy netë të tjerë në kalanë Rozafa me artistë të njohur të muzikës shqiptare por edhe këngëtare të huaj që do performojnë për publikun e pranishëm. Një prej partnerëve të këtij festivali këtë vit është edhe hotel Colosseo duke dhënë një kontribut për Za Fest.