Në fundjavë u zhvillua në Theth një event i pazakontë, ndërsa interesi ishte i lartë, pasi ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm turistësh, por edhe banorë të zonës.

Festivali unik bëri bashkë kantautorë origjinalë, trashëgiminë kulturore dhe natyrën mbresëlënëse të një prej perlave të natyrës shqiptare. Elina Duni, Vlashent Sata dhe Shpat Deda performuan për publikun pjesë të repertorit të tyre, një përzierje e pop-it me folk-un shqip, bashkë me nuanca jazz-i.

Çdo vit zona e Thethit vizitohet nga mijëra turistë të huaj, por mbetet ende për t’u zbuluar nga vetë shqiptarët.

Artikulli paraprakREGJISTRIMET NË SHKOLLËN ARTISTIKE “PRENK JAKOVA”
Artikulli tjetërRAMA PROMOVON SHKODRËN TURISTIKE