Në kalanë madhështore “Rozafa” mbylli edicionin e gjashtë Za Fest Festival. Nata e tretë e këtij festivali rezervoi emocione dhe muzikë të mirë mijëra pjesëmarrës nga trojet shqiptare dhe jo vetëm ku të ftuar ishin këngëtarë nga Kosova, Italia dhe Barcelona. Petrit Çarkagjiu, lider I grupit “Jerico” nga Kosova tha u shpreh se ndihet I surprizuar nga pjesmarrja e gjërë e mikëpritja në Shkodër.
Ndërkohë, këngëtarja italiane Cristiana Verardo dhe band-I I saj dhuruan emocione të veçanta për publikun. Një interpretim unik në skenë bënë katër muzikantet nga Barcelona, pjesë e grupit “Las Migas”.
Za Fest ka si qëllim, jo vetëm rizgjimin e vlerave shqiptare, kultivimin e artit, zhvillimin e ekonomisë lokale e më gjerë, por edhe përcjelljen e mesazheve të forta. Ky festival prej gjashtë vitesh tashmë rizgjon vlerat në të gjitha format e artit.