“Za Fest”, ka hapur edicionin e tij të 8-të në Shkodër në natën e parë të mbajtur në oborrin e Muzeut të Shkodrës. Mbrëmja ka nisur me muzikë shkodrane të ndërthurur me atë nga Gjakova, e përcjellë nga grupi “Don’t Listen to Your Neighbours”.

Dom Gjergj Meta ishte një nga të ftuarit e kësaj mbrëmje e cila u përvijua me shfaqjen e filmit “Një filxhan kafe dhe këpucët veshur” të Gentian Koçit. Për organizatorin e “Za Fest”, ky event I kthyer në traditë tashmë në Shkodër, synon jo vetëm të tregojë vlerat e Shkodrës, por të kthejë këtë qytet në kryeqendër të festimeve.

“Za Fest” do të vijojë në datat 19 dhe 20 korrik në kalanë “Rozafa” me disa artistë të ftuar si pjesë e këtij edicioni.

Artikulli paraprakNGA RRAGAMI NË KOMAN DHE LUMIN E SHALËS ME VARKË
Artikulli tjetërVLLAZNIA I JEP LAMTUMIRËN CONFERENCE LEAGUE