Zadrima ka sjell në kujtesë Dom Antonio Schiarren, misionarin e kishes katolike e i cili i riktheu shpresen kësaj zone të varfer.Veprimtaria e tij 20-vjeçare në Zadrimë është përmbledhur në një liber të titulluar “Dhe shkretetira do lulëzojë” me autore Brikena Lazrin, e cila ka qenë një nga bashkëpunëtoret e klerikut.Prezantimi i këtij botimi u bë në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të Dom Antonios, ku të pranishmit vlersuan maksimalisht kontrobutin e tij në zonen e Zadrimës.

Autorja e këti libri Brikena Lazri thotë se i është dashur një punë 5-vjeçare për realizimin e këtij botimi në të cilin ka dhe shumë fotografi ngë veprimtaria e Dom Antonio Schiarren në Zadrimë.

Krahas veprimtarisë së tij si klerik, Dom Antonio Schiarra ju ktheu shpresen shumë familjeve në nevoje si dhe realizoj njësërë projektesh në përmiresimin e jetes së komunitetit në zonen e Zadrimës në Lezhë.

 

Artikulli paraprakQYTETARËT: PËRMIRËSONI SISTEMIN E RADHËS NË SPITAL
Artikulli tjetërBANORËT: 25 VITE PA RRUGË, KU ËSHTË BASHKIA?