Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e kishte një mesazh për të gjithë ata që do të vijnë më pas në pozicionet e drejtuese të vendeve të ‘Open Balkan’ Ai tha se kjo nismë duhet ruajtur si një rrugë drejt të ardhshme së përbashkët.
“Është vërtetë nder dhe kënaqësi që jemi së bashku këtu sot. Kam kënaqësi për hapat e fundit të mëdhenj që janë ndërmarrë. Ne kemi tashmë suksese për të treguar, rezultate. Kjo do të jetë edhe pjesëmarrja ime e fundit e drejtpërdrejtë në këtë mision, të paktën për 1 vit. Kjo iniciativë është e hapur për të gjitha vendet në rajon.
Ne treguam se vendet tona nuk do të mbaheshin peng nga dështimet e BE sa i përket procesit të integrimit. Ballkani i Hapur jo vetëm na ka sjellë së bashku, por edhe miqësia e madhe që ne kemi mundur të krijojmë së bashku.
Mesazhi im për të gjithë: ruajeni ‘Ballkanin e Hapur’ sepse është një gjë shumë e mirë për qytetarët tanë, do të na çojë drejt të ardhshmes së përbashkët në BE”, tha Zaev.