Lideri LSDM-së, Zoran Zaev ka thënë se Trajko Veljanoski ka afat deri të martën që t’ja dorëzojë detyrën kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi, duke shtuar se LSDM-ja tash kërkon që në mënyrë të qetë të zgjidhen problemet dhe beson se ashtu edhe do të ndodhë.

“Deri më tani treguam se ekzistojnë shumë mënyra alternative që nuk shprehin dhunë, do presim me ditë, kryeparlamentari i ri do të njoftojë Ivanovin se është zgjedhur në krye të kuvendit dhe do t’i kërkojë mandatin për shumicën parlamentare, do ketë ne dispozicion 10 ditë, unë nuk e di se Ivanov beson që në mënyrë legale të ndajë mandatin, ai vet e din se derisa pranon letër nga kreu i kuvendit ka thënë që do e ndajë mandatin”, ka thënë Zaev duke shtuar se dhuna e mbrëmshme si fajtor ka VMRO-në dhe tha se policia ka qenë e detyruar që të mbrojë parlamentin dhe deputetët mirëpo atë nuk e ka bërë.

“Pa dhunë, me durim dhe përmbajtje, unë do doj që nesër edhe pse e shtunë Trajko Veljanovski të thërasë Talat Xhaferin dhe të bëj pranim dorëzimin e funksionit kryeparlamentar. Por me gjasë do të ndodhë të martën, por do ndodhë sepse kemi dhënë 31 ditë, e kanë ditur se shumica do zgjedhë kryetar kuvendi, kemi pritur me shumë vëmendje në fund edhe e bëmë në mënyrë shumë të qetë, 11 vite jemi në opozitë tash presim që shumica të bëj qeverinë, qytetarët nuk mund të presin, në derë trokasin përmbaruesit, duhet të paguhen pagat, subvencionet dhe kreditë”, ka deklaruar kështu Zaev.

Artikulli paraprakPOLICI “BRAKTIS” PROFESIONIN, VALLËZON ME VAJZAT NË RRUGË
Artikulli tjetërITALIA GODITET SËRISHT NGA TËRMETET, PANIK DHE FRIKË PËR BANORËT