Pas thuajse dy muajsh pa një drejtor, njësia Shkodër e Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë Elektrike është njohur me drejtorin e ri të saj.

Një ditë më parë në radhët e kësaj njësie, administrata aty është njohur me drejtorin e ri. OSHEE njësia Shkodër tashëm do të drejtohet nga Zamir Kastrati, një figurë e njohur në partinë socialiste të Shkodrës. Sapo ka marrë emërimin pas dy muajsh në pritje që pas dorëheqjes të Andi Hallunit nga ai post, Kastrati ka zhvilluar edhe mbledhjen e parë me stafin e tij që do të punojë në vazhdimësi. I pranishëm ka qenë edhe drejtori rajonal i OSHEE Ersi Sulejmani. Më shumë ka qenë një mbledhje kortezie siç zhvillohen zakonisht ku kreu i ri i OSHEE Shkodër ka bërë një prezantim e po ashtu ka treguar mbi disa parime që ai ndjek gjatë punës. Zamir Kastrati në 2013-ën ishte anëtar i KZAZ numër 5 në Shkodër ndërsa pas fitores së koalicionit të majtë ka qenë një prej emrave që është propozuar dhe është pritur të marrë një prej drejtorive. Megjithatë është dashur të pritet shkurti i 2016-ës që të marrë drejtimin e një institucioni. Detyra e re për të si drejtor i OSHEE njësia Shkodër nuk do jetë e lehtë për shkak të problemeve që hasen çdo ditë apo shqetësimeve që ngrisin edhe publikisht qytetarët në lidhje me problemet që mund të kenë herë pas here me energjinë elektrike. Po ashtu është një eksperiencë e re për të duke qenë se arsimi është fusha e tij për të cilën është investuar për shumë vite me radhë. Nga ana tjetër drejtori rajonal i OSHEE Shkodër vijon të jetë Ersi Sulejmani, i komanduar nga qendra pas largimit nga ai post të Gaspër Volaj.

Artikulli paraprakSFIDA ME PARTIZANIN, CUNGU: PRETENDOJMË FITOREN
Artikulli tjetërSPATHARI: MALËSIA E MADHE PO KEQEVERISET NGA TË MAJTËT