Ministria e Drejtësisë, ka zbardhur edhe emrat e rinj të hipotekave në të gjithë vendin. Ndryshe nga sa pritej, mesa duket surpriza e kësaj liste ka qene pikerisht Shkodra. Zamir Leka, anëtar dhe simpatizant I Partisë Socialiste ne Velipojë, është I përzgjedhuri I ministrisë për të drejtuar një nga pozicionet më të përfolura dhe më problematike në Shkodër në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtëshme.
Por përvec emrit I cili duket surprizë në Shkodër, një tjetër fakt është background I tij I cili përvec se një mbështetes I partisë socialiste në Velipojë, nuk ka asnjë të dhene tjetër, madje në profilin e tij në rrjetet sociale, ai evidentohet si drejtues I një lokali dhe asgjë me teper. Megjithatë, tashmë emir I tij është zyrtar, por dushin e parë me ujë të ftohtë, Leka e ka marrë sot nga kryeministri Rama gjatë takimit me të gjithë drejtorët e hipotekave.
Kryeministri Rama ka folur prerë dhe qartë duke mos toleruar asnjë abuzim, megjithatë tashme mbetet për tu parë se si do të jetë e ardhmja e hipotekës së Shkodrës