Zenia e hapësirës publike nga persona të paregjistruar në Qendren Kombetare te Bizenseve dhe pa asnjë të drejtë në ushtrimin e aktivitetit tregtare, ka sjelle reagimin e përsëritur të Bashkisë së Shkodrës ndaj institucioneve të tjera.

Në një shkresë zyrtare drejtuar Drejtorisë së Tatimeve, Drejtorisë së Hetimit tatimor, Drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër, Bashkia Shkodër ka bërë prezent një problematikë të tillë. Në shkresën zyrtare behet me dije se Bashkia Shkodër ka lidhur kontratë për zënien e hapësirës publike për stacion plazhi me 56 subjekte për një sipërfaqe në total 42583 m2.

Kështu Bashkia Shkodër ka lidhur kontratë për një sipërfaqe prej 45% të sipërfaqes së shfrytëzueshme për plazh, duke respektuar kriteret e përzgjedhjes dhe standartet sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Meqënëse pjesë e plazhit publik është zënë forcërisht nga biznese apo individë në kundravajtje të plotë dhe duke mos zbatuar ligjin, Kryetarja e Bashkisë më Urdhër nr. 408 dt. 30.06.2017 ka ngritur grupin e punës për të evidentuar gjendjen faktike të hapësirave të zëna në plazhin e Velipojës dhe Rrjollit.

GJOBITEN 39 KUNDRAVAJTËS, DËMI 16 MILION LEKË

Në bazë të këtij urdhëri grupi i punës i përbërë nga administratori i njësisë administrative Velipojë, specialistë të drejtorisë së të ardhurave, policë të strukturës së policisë bashkiake ka kontrolluar çdo subjekt dhe ka mbajtur akt-kontrollet përkatës për çdo kundravajtës që ka zënë forcërisht pa asnjë të drejtë hapësirën e plazhit. Policia Bashkiake ka kryer veprimet e plota në territor duke vendosur gjobat përkatëse për secilin kundravajtës. Mbi bazën e këtyre aktkontrolleve është faturuar dëmi i shkaktuar qytetarëve i barasvlefshëm me vlerën në lekë të sipërfaqes së rërës të zënë forcërisht. Vlera e dëmit të faturuar është 16 282 000 (16 milion e dyqind e tetëdhjetë e dy mijë) lekë për 39 kundravajtës verifikuar.

BASHKIA FTON TATIMET TË NDËRHYJNË

Situata pavarësisht ndërhyrjes tonë ligjore rezulton të jetë e njëjtë. Këta kundravajtës cënojnë të drejtën e qytetarëve, konkurencën e lirë, kryejnë vepër penale duke bërë evazion fiskal. Bashkia Shkodër me shkresë i është drejtuar për veprim dhe kompetencë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Shkodrës, Hetimit Tatimor dhe Policisë së shtetit duke kërkuar marrjen e masave të tjera dhe veprime për bllokimit të mallrave e të aktivitetit për çdo kundravajtës. Në dijeninë tonë, deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare apo veprim nga institucionet që ju drejtoni..Bashkëngjitur ju dërgpjmë komunikimin zyrtar të Bashkisë Shkodër drejtuar Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Shkodrës dhe Hetimit Tatimor të bërë para pak ditësh.

BASHKIA: NUK DO TË LEJOJMË KËTË PALIGJSHMËRI

Bashkia Shkodër ne shkresën drejtuar institucioneve bën me dije se “në emër të qytetarëvë dhe posaçërisht të pensionistëve dhe njerëzve në ndihmë ekonomike kërkojmë të veproni menjëherë! E përsërisim, ne duam të krijojmë kushtet dhe të pastrojmë territorin. Bashkia Shkodër u paraprin grupeve task forcë me stafin e saj administrativ dhe policor bashkiak, dhe u krijon kushtet për të vepruar ju si organe tatimore me kompetencen e detyrueshme për t’u zbatuar nga ana juaj për bllokim të çdo aktiviteti të paligjshëm. Bashkia Shkodër gjithashtu i është drejtuar edhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit duke e vënë në dijëni, e për rrjedhojë edhe organeve të krimit ekonomik pranë kësaj drejtorie për veprim e mbështetje. Kurrsesi në s’mund të lejojmë këtë paligjshmëri dhe informalitet! Presim angazhimin tuaj të menjëhershëm. Në të kundërt Bashkia Shkodër do t’i drejtohet organeve të Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Shkodër’ Përfundon shkresa zyrtare drejtuar këtyre institucioneve nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi

velipoja.pdf

Artikulli paraprakTRONDITET QYTETI, GRUAJA VDES GJATË LINDJES NË MATERNITET
Artikulli tjetërCNN PASQYRON ZJARRET QË KANË “PUSHTUAR” SHQIPËRINË