Ne një kohe kur bashkia shkoder ka nisur serish punën për rikonstruksionin e rrugëve dytësore dhe sistemin e shesheve te pallateve serish situata ne disa zona apo lagje te qytetit është ne gjendje jo te mire.E tille është situate tek lagjia pranë parkut te autobuzeve. Behet fjale për pallatet e ndërtuara nga qeveria se fundmi për kategorinë e te pastrehëve qe administrohen nga bashkia shkodër.

Ne këtë zone sheshet nuk ekzistojnë ndërsa banoret duhet te kalojnë përmes plehrave dhe inerteve qe kane zaptuar edhe atë pak vend te përbashkët qe kane këto familje. Situata shihet qarte ambienti përreth pallateve është një burim i mundshëm epidemie ne një kohe kur temperaturat e larta kane arritur pikun. Banoret jashtë kamerës shprehen te shqetësuar duke i bere thirrje bashkisë se Shkodrës te ndërhyje .Familjare te shumte nënvizojnë se ndërtimet informale kane zaptuar çdo hapësire publike.

Artikulli paraprakAPLIKIMI PËR PASAPORTA, RADHË NË QYTETIN E KOPLIKUT
Artikulli tjetërVLLAZNIA FITON 4-2 NË SLLOVENI NDAJ DRAVOGRADIT