Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Vendor Shkodër ka prishur një shtesë ndërtimi të një lokali në rrugën “Mbreti Gent”, në afërsi të Bexhestenit në qytetin e Shkodrës.
Forca të shumta të policisë bashkiake dhe asaj të shtetit kanë mbikqyrur prishjen e objektit, i cili është ndërtuar në muajt e fundit. Pronarët e këtij objekti, Ridvan Pjetri dhe Lorenc Ndoja, shprehen për Star Plus se leja për shtesën në këtë objekt është dhënë që në datën 27 tetor të vitit të kaluar, megjithatë më vonë Bashkia Shkodër ka pretenduar për një gabim.
Ndërkohë që çështja është në gjykatë dhe zhvillohet këtë të hënë gjyqi. Pronarët pretendojnë se leja është dhënë sipas rregullave. Ata deklarojnë se është investuar para në këtë vend. Ndërkohë që prishja e këtij objekti nuk duhej të ishte bërë, të paktën pa u dhënë verdikti i gjykatës.