Zbardhen pasuritë e 6 ministrave teknikë përpara marrjes së detyrës

Zbardhen pasuritë e 6 ministrave teknikë. Spending Data ka publikuar ekstratet e deklarimit të pasurive të para marrjes së detyrës. Arben Beqiri i cili për tre muaj drejtoi shëndetësinë ka në pronësi të tij një apartament në Tiranë, një shtëpi në Durrës ,një apartament në Shkodër dhe një dyqan në Kashar. Ai është pronar edhe i disa pasurive të paluajtshme tokë arë. Në deklaratën e pasurisë vihet re se ministri teknik që drejtoi shëndetësinë Arben Beqiri ka në zotërim edhe një sërë llogarish bankare me një vlerë rreth 17 milion lekë dhe po ashtu edhe bashkëshortja e tij e cila zotëron 4 llogari. Ndërkohë Ministri teknik me më pak të ardhura rezulton Gazmend Bardhi i cili ka të ardhura vetëm si rezultat i punës së tij si këshilltar ligjor pranë partisë demokratike dhe si ekspert pranë komisionit të Reformës në Drejtësi 1.8 milion dhe një llogari ku ka në gjendje 438.8 mijë lekë. Dritan Demiarj i cili mbajti postin e ministrit të brendshëm gjithashtu ka në zotërim një sërë pasurish si apartamente apo llogari bankare. Ish/zv kryeministrja Ledina Mandija nuk rezulton të ketë pasuri të paluajtshme ndërsa të ardhurat i ka si rezultat i punës që ka kryer dhe arrijnë në 1 milion e 333 mijë lekë. Xhuljeta Kërtusha gjithashtu rezulton pronare e një apartamenti banimi si dhe e disa llogarive bankare. Helga Vukaj rezulton bashkëpronare në 3 apartamente si dhe ka disa llogari bankare. Deklarimi i pasurisë është detyrim për personat publik nga momenti që marrin detyrën deri në përfundim të saj. Në këtë deklaratë duhet të evidentohen të gjitha asetet me pasuri të paluajtshme, pasuri të pritshme, likuiditete, kredi debi, automjete, sende me vlerë dhe para kesh në momentin e deklarimit.

Artikulli paraprakZBULOHET RASTËSISHT PLANI I SULMIT ME BOMBA NDAJ BANKAVE
Artikulli tjetërTË SHTUNËN KUVENDI,AMBASADORËT TAKIM ME RAMËN NË KRYEMINISTRI