NË 8 KORRIK MERKEL ZBRET NË RINAS, TAKOHET ME KRERËT E SHTETIT. Vizita e kancelares Angela Merkel në Tiranë fillon me mbërritjen e saj në 8 korrik në orën 13:30, kur do të zhvillojë edhe takimin e tet a tet me kryeministrin Edi Rama dhe me pas do të zhvillojnë edhe një konferencë për mediat. Më pas kancelarja do të vijojë takimin në presidencë.

Pas takimeve me zyrtarët shqiptarë, Merkel do të marrë pjesë në konferencën ekonomike që do të zhvillohet tek Tirana Bussines Park   Në këtë konferencë do të ketë fjalë përshëndetëse nga kryeministri Edi Rama dhe kancelarja Merkel. Më pas rreth orës 18:00 kancelarja Merkel do të largohet për në Sarajevë, për të vijuar më pas për në Beograd.   Kjo është vizita e parë e një kancelari gjerman në Tiranë. Qëllimi i vizitës është në dy plane dhe ai lidhet me vizitën e kryeministrit Rama vitin e kaluar në gjermani.   Pjesa e parë e vizitës do të ketë aspektin e integrimit rajonal ne BE. Ndërsa pjesa e dytë ka të bëjë me nxitjen e bashkëpunimit ekonomik.   Temë e diskutimeve gjatë vizitës se Merkel në Tiranë do të jetë edhe Kosova.

Artikulli paraprakNATA E DYTË E FESTIVALIT TË FËMIJËVE
Artikulli tjetërGREKËT TË NDARË PËR REFERENDUMIN