Aksidenti i furgonit të Ministrisë së Shendetësisë paraditen e së enjtes në superstraden Lezhë-Laç, ku humbi jeten shoferi 50 vjeçar ndodhi, pasi ky i fundit pësoi arrest kardiak.Në këtë konkluzion ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore, pas autopsisë në trupin e viktimes Ardjan Stafa banues në Tiranë.Ngjarja ndodhi rreth ores 10:00 të paradites se enjtes ne afersi të kryqezimit te Rriles.

Viktima Ardjan Stafa banues në Tiranë punonjes i Ministrisë së Shendetësisë po levizte me furgonin e ketij institucioni më drejtim të Shkodres bashke me 4 zyrtar të tjere, kur humbi kontrollin dhe gjeti vdekjen e menjehershme.

Ai mësohet se gjatë udhetimit nuk është ndjere mire, ndërsa 4 pasagjeret punonjes të Ministrisë së Shëndetësisë, fatmiresisht nuk moren lëndime. Furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë po lëvizte në drejtim të Shkodres, ku zyrtaret e këtij institucioni kishin një takim pune. Ndërkohë pas ekspertizes mjeko-ligjore trupi i pajetë i viktimes është terhequr nga familjaret, për ti dhënë lamtumiren e fundit.

https://youtu.be/Gfgb_w1L34c

Artikulli paraprakSHKODËR, PROCEDOHET 23-VJEÇARJA, DHUNOI BASHKËSHORTIN
Artikulli tjetërPD DENONCON PROBLEMATIKAT E MINATORËVE