Kreu i qeverisë, Edi Rama do të nisë tur ballkanik në datat 6 dhe 7 korrik dhe do të zhvillojë takime në Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Shkup e Podgoricë. Nesër e nis turin me Maqedoninë e Veriut dhe më pas do të shkojë në Kosovë.

Aty i është refuzuar takimi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por raportohet se do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Ndërsa të premten do të jetë në Mal të Zi, Serbi dhe Sarajevë, raporton gazetari i Report Tv Ermal Qori.

Kreu i qeverisë do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse në kuadër të Procesit të Berlinit rolit që do të ketë nisma “Open Balkan” në këtë proces. Në turin e tij të takimeve kryeministri Edi Rama do të shoqërohet nga një pjesë e kabinetit të tij qeveritar.

Artikulli paraprakAMBASADORI GJERMAN PËRFUNDON MANDATIN DHE LARGOHET NGA SHQIPËRIA
Artikulli tjetërLAJÇAK FLET PAS TAKIMEVE NË PRISHTINË E BEOGRAD