“Kam vrarë 2 mijë vetë s’më beson njeri, vrava nënën time dhe ma besuan”, kështu është shprehur para hetuesve Arsen Dani i cili një ditë më parë masakroi me thikë për vdekje nënën e tij Gjylije Dani, brenda apartamentit ku jetonin ne lagjen “Besëlidhja” të qytetit te Lezhës, pranë bulevardit “Gjergj Fishta”.62-vjeçari ka shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, ndërsa po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës në pritje për tu njohur ma masen e sigurisë në gjykatë, e cila do të zhvillohet pas 48 oreve.Krimi i rëndë në familje ndodhi mesditen e së hënës brenda një apartamenti në katin e katërt të një pallati ku jetonin nëna 88-vjeçare bashkë me djalin me probleme të shëndetit mendor.Ish-arsimtarja Gjylije Dani, u qëllua disa herë me thikë në shpinë, nga djali i saj 62-vjeçar Arsen Dani. Nga plagët e marra ajo gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa kanë qenë fqinjët të cilët kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen.Arsen Dani u prangos pa bërë rezistencë si dhe iu sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilën kishte kryer vrasjen. Dani kishte probleme të shëndetit mendor, por nuk kishte qenë problematikë për fqinjët apo për komunitetin ku jetonte.Ceremonia mortore për të moshuaren është organizuar nga të afermit e saj dhe ajo do të prehet në varrezat e qyrtetit të Lezhës.

Artikulli paraprakLEKSION I HAPUR “ FORCA E DASHURISË NË SHËNDETËSI”
Artikulli tjetërDITA E DYERVE TË HAPURA NË SHKOLLËN “KOLË MARGJINI”