Zbardhet dëshmia e Vojsava Ismailajt dhënë sot në policinë e Tiranës. “Nuk jam kërcënuar nga askush. Në qoftëse jeta ime do rrezikohej kjo gje nuk do te ndodhte as nga Doshi e as nga Prifti” . Kjo është një pjesë nga dëshmia e Vojsava Ismailaj dhënë para oficereve të policisë gjyqësore.
Për rreth 45 minuta gruaja e Kastriot Ismailaj u pyet në polici për të hedhur dritë mbi faktet e përmendura në letërn e Spartak Brahos. Pas rreth 1 orë e 20 minutaqëndrimi në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës deputeti i majtë i Shkodrës ka theksuar ndër të tjera se nuk ka asnjë lidhje me gruan e Kastriot Ismailajt duke mos e mohuar takimin që ka patur me të.Doshi ishte në polici për të dëshmuar lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij se ka kërcënuar zonjën Ismailja për të dëshmuar kundër kreut të kuvendit Ilir Meta për cështjen e Cez. Deputeti i Shkodrës Agron Çela ka qënë mjaft i ashpër duke akuzuar kështu Priftin dhe Ismailajn si miq bashkëpunëtorë pas akuzave të Dritan Priftit. Ai tha ndërsa se mbështet një hetim ndërkombëtar për çështjen e CEZ.“Mbështes dhe do të votoj për një hetim të gjithanshëm ndërkombëtar për çështjen CEZ”. FOTOT INTIME, PRIFTI: UNË JAM NJË HAP PARA ME PROVAT Ish-ministri i Energjisë Dritan Prifti ka reaguar pas publikimit të disa fotove të tij intime që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në disa media online. Prifti thotë se e ka ditur ekzistencën e një video pasi është shantazhuar prej 5 vitesh, por kjo sipas tij nuk e ka penguar të denoncojë skandalin me CEZ. Prifti thotë në reagimin e tij se me nisjen e hetimeve për këtë aferë do të dorëzojë gjithçka posedon për të zbardhur të vërtetën. “Kijeni parasysh qe une jam gjithmone nje hap perpara, dhe asgje ne te shkuaren dhe sot nuk e bej pa mend. Rradhen e kam perseri une.”, shkruan Prifti.