Gjatë mesditës, mjekësia ligjore ka përfunduar ekspertizën për Aida Çajkën, gruan shtatzënë që vdiq bashkë me foshnjen e saj të palindur në maternitetin “Koço Gliozheni”, në kryeqytet.
Në bazë të ekspertizës, Aida Çajka ndërroi jetë nga çarja e enëve të gjakut, që furnizojnë shpretkën. Të paktën ky është versioni zyrtar për vdekjen e gruas, që çoi në ndalimin e tre gjenekologëve për shpërdorim detyre dhe shkarkimin e Drejtoreshes së maternitetit, Rubena Moisiu.