Zbardhet ekspertiza për vdekjen e shqiptarit në Greqi. Shkaqet e vdekjes : Nga mjeti i fortë

Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e shqiptarit Pëllumb Marnikolla. Sipas ekspertizës, në trupin e të ndjerit ka thyerje të kockave, të kockave të kafshës dhe shembjes së rëndë të trupit. Ekspertiza ka zbuluar se ai kishte plagë në kokë dhe hematoma. Sipas ekspertizës, atij i janë shkaktuar dëmtime me mjet të fortë dhe jo të mprehtë. “Shkaku i vdekjes, konfuzioni i rëndë cerebral, ose shembja e trurit. Shkaku i vdekjes shembja e trurit nga një traumë e rëndë e kokës. S’përjashtohet mundësia se mund të jenë shkaktuar nga rrëzimi prej së larti”, sqaron ekspertiza. Kujtojmë se autoritetet greke kanë deklaruar se ai është hedhur nga ndërtesa.

Artikulli paraprakNDALOHET AVOKATI,TENTOI TE NDIKOJE GJYQTARIN
Artikulli tjetërSKANDALI I BANKES,PEZULL GJYQI I ELIVAR GOLEMIT