Zbardhet ekzekutimi i shqiptarit në qendër të Athinës. Urdhëruesi i vrasjes një tjetër shqiptar

Zbulohet vrasja e një 29-vjeçari shqiptar e ndodhur në nëntor 2013 në Athinë. Sipas autoriteteve greke, dyshohet se urdhërues i vrasjes së 29-vjeçarit shqiptar është një 32-vjeçar po nga Shqipëria. Ekzekutimi u krye nga dy persona ende të panjohur, por që ishte urdhëruar nga 32-vjeçari. Ky i fundit ndodhet aktualisht në burgun e Koridhalos, pasi u arrestua korrikun e kaluar si pjesë e një bande që shpërndante drogë në zonën Exarchia në Athinë, shkruan Syri.net. Nga hetimi 3-vjeçar i autoriteteve greke, megjithëse nuk janë gjetur shenja gishtërinjsh në vendngjarje, 32-vjeçari është i dyshuari kryesor. Vrasja mendohet të ketë ndodhur për shkak të rivalitetit mes dy bandave të drogës që vepronin në zonën Exarchia. Mediat greke nuk kanë bërë të ditur identitetin e tij. Vitin e kaluar 32-vjeçari u prangos pasi ishte “truri” i një bande droge që shpërndante në Athinë.

Artikulli paraprakAUSTRALI, SEKUESTROHET KOKAINË ME VLERË 162 MILIONË DOLLARË AUSTRALIANË
Artikulli tjetërVOLEJBOLL, FSHV SHPALL ERBLIRA BICIN VOLEJBOLLISTEN MË TË MIRË TË 2016-ËS