Deputeti Armando Prenga paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi ka plagosur një person me armë pa leje dhe ka kërcënuar me jetë anëtarë të tjerë të fisit “rival” për peshkimin në Patok. Këto janë disa nga argumentet përmes të cilave Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Kuvendit të Shqipërisë autorizimin per arrestimin e deputetit socialist i cili u përfshi në një përleshje të armatosur të shtunën pas mesnare para ambienteve të komisariatit të Kurbinit.
Kërkesa zyrtare i është dorëzuar mesditën e kësaj të diele Kuvendit të Shqipërisë dhe pritet që për heqjen ose jot ë mandatit të vendosë Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për arrestimin e deputetit Armando Prenga Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Kuvendit të Shqipërisë autorizimin për arrestimin e shtetasit Armando Prenga, me funksionin “Deputet”, i dyshuar për konsumimin e elementëve të veprave penale; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Kanosje”, të parashikuara nga nenet 278/4, 88, 84 e 25 të Kodit Penal. PROKURORIA THEKSON SE DEPUTETI KA KONSUMUAR ELEMENTËT E VEPRAVE PENALE Në kërkesën drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, është shprehur se, nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, rezulton se deputeti Prenga dyshohet se ka konsumuar elementët e veprave penale të sipërcituara gjatë një konflikti me disa shtetas të tjerë, ngjarje e ndodhur në mesnatën ndërmjet data 04.09.2015-05.09.2015, në qytetin e Laçit. Gjithashtu, në kërkesën për autorizimin e arrestimit, theksohet gjithashtu se deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Armando Prenga dyshohet se ka kryer vepra penale me rrezikshmëri të theksuar shoqërore