Policia ka zbardhur konfliktin e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në familjen Afgane të strehuar në Shëngjin, ku babai dhunoi vajzen e tij 14-vjeçare.Sipas burimeve e mitura prej kohesh shoqërohej me një djalë Afgan që jeton në të njëjtin resort prej 2 vitesh, por këtë fakt tashmë e kishte pikasur babai i saj. Duke marrë parasysh moshen e saj të mitur, Fardin Abdul Rashidi e kishte paralajmëruar vajzen që të mos shoqërohej me djalin Afgan, por vajza nuk kishte ndryshuar qëndrim.
Në këto kushte debati mes tyre ka përshkallëzuar dhe babai e ka qëlluar vajzen 14-vjeçare.Në lidhje me rastin vajza ka sinjalizuar menjëherë policinë, duke denoncuar dhunen e të atit e menjëherë uniformat blu kanë bërë ndalimin e dhunuesit ku pas veprimeve hetimore ndaj tij është prere flet-arresti.Fardin Abdul Rashidi 44-vjeç do të përballet me akuzen e dhunës në familje dhe pritet të dalë në gjykatë për tu njohur me masen e sigurisë.
Në Shëngjin vijojnë të qëndrojnë prej gati 2 vitesh një numër i konsiderueshëm Afganësh të cilët u larguan nga vendi i tyre pas pushtimit nga Talebanet.