Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pasditen e së shtunes në një pikë karburanti në Lezhë, ku përplasen fizikisht 3 përsona e për pasoje mbeti i plagosur njëri prej tyre shtetas kosovar.Në lidhje me rastin janë arrestuar shtetasit Migjen Mulaj 37 vjeç, banues në Kosovë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Shkatërrim prone” si dhe shtetasit Nikoll Sokoli 61 vjeç dhe Kujtim Rusi 52 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim”.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ka rezultuar se shtetasi kosovar Migjen Mulaj pas një konflikti të çastit për motive të dobëta që ka patur me dy shtetasit shqiptarë Nikoll Sokoli dhe Kujtim Rusi (punonjës pranë këtij karburanti), i ka goditur fillimisht fizikisht dhe më pas me automjetin e tij ka tentuar që ti përplasë duke u rrezikuar jetën.
Si pasojë e tentativave me automjet, shtetasi Migjen Mulaj është përplasur me ambientet e brendshme të karburantit, duke i dëmtuar, ndërsa në vijim të konfliktit, dy punonjësit e karburantit e kanë goditur shtetasin 37-vjeçarin nga kosova me mjete të forta në trup (shkopinj) duke i shkaktuar dëmtime fizike, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.Materilaet hetimet në lidhje me rastin i janë referuar prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.