Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shpallur listën me 21 kandidatë jo gjyqtarë, të cilët kanë dorëzuar dokumentet për t’u bërë anëtarë të Gjykatës Lartë.
Gara e çelur më 9 korrik 2019 u mbyll të mërkurën dhe mes emrave të përzgjedhur nga KLGJ vihen re jurist të njohur si Sokol Sadushaj, Theodhori Sollaku, Ilir Panda avokati Jordan Daci, etj.
KLGJ do të nisë punën me verifikimin e materialeve duke skualifikuar fillimisht nga lista ata që nuk plotësojnë kriteret e parashikuar në ligj. Faza e dytë e procesit do të jetë verifikimi i figurës, pasurisë dhe aftësisë profesionale të secilit prej kandidatët. Në përfundim KLGJ do të bëjë renditjen e emrave që do të plotësojnë kriteret dhe më pas listën do t’ja kalojë Parlamentit ku do të votohen 4 prej tyre.
Kandidatët duhet të kenë të paktën 15 vite karrierë si juristë të spikatur dhe të kenë merita profesionale, personale dhe organizative. Ata duhet të kenë ekspertizë të spikatur, si dhe të vlerësohen për përgjegjshmëri dhe paanësi. Gradat shkencore të juristëve kanë një vlerësim të shtuar në përzgjedhjen e juristëve
Aktualisht Gjykata e Lartë është në ngërç, pasi ka mbetur me dy anëtarë: kryetarin Xhezair Zaganjorin dhe Ardian Dvoranin. KPA do të vendosë të premten në lidhje me Xhezair Zaganjorin, ndërsa Dvoranit i ka përfunduar mandati. Për shkak të bllokimit në gjykatë kanë mbetur pezull 32 mijë dosje, teksa për 5 çështje ekstradimi është gjetur formula e delegimit nga gjykatat e apelit.
Gjykata e Lartë do të ketë 19 anëtarë dhe anëtarët jo-gjyqtarë do të përbëjnë vetëm 1/5 e trupës së kësaj gjykate.
Emrat e plotë:
Sergjio Mazreku
Ndue Pjetra
Ergys Misha
Jetmira Rragami
Aldona Sulaj
Jordan Daci
Lindita Troja
Alma Loci
Hermina Albunesa
Rezarta Melo (Cenaj)
Agron Lamaj
Ervin Pupe
Theodhor Sollaku
Irena Nino (Vujoshi)
Vjosa Bodo Mujo
Shaqir Hasanaj
Kestrin Katro
Sokol Sadushaj
Ilir Panda
Ardita Buna Alsula
Anton Lleshaj