Mbrëmjen e stë martës një 74-vjeçare në Durrës ka gjetur vdekjen.
Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasen T.H., e cila është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte, në lagjen nr.1 të qytetit.

Për pasojë, e moshuara ka gjetur vdekjen, thonë burimet zyrtare në njoftimin për mediat.
Nga veprimet e kryera rezulton se kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim. Neni 99 i Kodit Penal.

Njoftimi i policisë
Më datë 17.07.2017, në lagjen n.r 1, është hedhur nga kati i katërt i pallatit, ku banonte dhe ka gjetur vdekjen shtetasja T.H., vjeçe 74.

Nga veprimet e kryera rezulton se kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim. Neni 99 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakSHMANGET NGJARJA E RËNDË NË PLAZHIN E VLORËS
Artikulli tjetër30 VJET BURG SHQIPTARIT QE VRAU ITALIANIN