Policia ka zbardhur vdekjen e të moshuarës mesditën e djeshme në qytetin bregdetar. Sipas bluve të Durrësit, Floresha Shkurti 81-vjeçe humbi jetën, pasi është qëlluar me thikë në kokë nga nipi pas sherrit që kishin pasur.

‘Redmon Gruda, 21 vjeç, banues në Durrës dyshohet se mesditën e datës 27.09.2018, por motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme’ deklaron policia.

Gruda ishte përdorues hashashi dhe dyshohet se e ka vrarë gjyshen e tij pas debatit se nuk i jepte lekë.

Ai fillimisht dje u shoqërua pasi raportoi ngjarjen, ndërsa më pas grupi hetimor ka gjetur prova bazuar edhe mbi autopsinë duke e arrestuar të riun, pasi e moshuara kishte shenja dhune dhe gjak.

Ngjarja ndodhi dje në lagjen Nr.16, ndërsa e moshuara jetonte me nipin dhe nusen, pasi djali i kishte vdekur disa vite më parë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal.

Artikulli paraprakPR.LIGJI/ GJOBË 10 MIJË LEKË KUSH U SHET PIJE ENERGJIKE FËMIJËVE
Artikulli tjetërNIS LOTARIA AMERIKANE 2019, SI TË PLOTËSONI APLIKIMIN (UDHËZIMET E PLOTA)