Vetëm pak muaj pasi ju gjetën eshtrat të groposura në zonen e Fushë Kuqes në Kurbin, dhe 7 vite nga zhdukja e tij, policia ka zbardhur vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonajt. Kristian Cenaj, 30-vjeç nga Mamurrasi është arrestuar si autor i dyshuar i ekzekutimit së adoleshentit 7 vite më parë.
Nga hetimet e kryera dyshohet se 30-vjeçari më 18 maj të vitit 2015, ka vrarë Mariglen Gjonajn, për ta vjedhur, pasi diten e ngjarjes i riu kishte patur një orë dore të markës Rolex dhe një varese floriri.Analizimi i tabulateve telefonike si dhe nëpërmejet marrjes së dëshmivee ballafaqimeve, çoi në zbulimin e autorit.
Deri më tani Kristian Cenaj nuk e ka pranuar autorisinë e krimit, por prokuroria është e bindur se ai është autori.
Eshtrat e Maringlen Gjonajt u gjeten në muajin prill të këtij viti në një zonë me ferra dhe shkurre ngjitur më rrugen Fushë-Kuqe Adriatik në Kurbin.