Eshte zbardhur ngjarja e mbrëmshme kur ne kamëz mbeti i plagosur një person pasi u qëllua me bresheri plumbash.Eshtë identifikuar dhe është shpallur në kërkim autori e kësaj ngjarje të rëndë.

Ja njoftimi i policë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në Kamëz mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E. B.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës pas një pune intensive hetimore bën identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit :- B. B., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Nato” në Laknas, Kamëz ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/25 dhe 278 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakMONEDHA METALIKE TË FALSIFIKUARA, ARRESTOHEN KATËR PERSONA
Artikulli tjetërARRESTOHEN PIROMANËT VININ ZJARRE PËR TË PASTRUAR PARCELAT ME ULLINJ