Policia ka zbardhur plagosjen e ndodhur mbrëmjen e së martes në lagunen e Patokut në Kurbin.Sipas burimeve zyrtare, i plagosuri Besnik Pula 49-vjeç dhe autori i ngjarjes Besnik Selmani 56-vjeç ishin shokë me njëri tjetrin dhe kishin dalë për gjueti në lagune.Në një moment ata kanë nisur të debatojnë me njëri-tjetrin për çështje pronësie dhe bagëtish dhe në debat e siper 56-vjeçari Selmani ka qelluar me armë gjahu 49-vjeçarin Pula dhe eshte larguar në këmbë.

I plagosuri eshte derguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.Ndërkohë policia vijon punen për lokalizimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, duke ngritur pika kontrolli dhe krehur të gjithë zonen.

Plagosja me armë gjahu ndodhi rreth orës 18:00 të mbrëmjes të së martës në mes një ishulli në Lagunen e Patokut.

 

Artikulli paraprak8-MARSI E GJEN NË PUNË NËNËN E 5 FËMIJËVE
Artikulli tjetërPARUKIERJA SHKODRANE: 20 VITE VUAJTJE, JA SI IA DOLA