Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gabresh të Kumanovës, ku një 66-vjeçar ka vrarë motrën dhe nipin e tij. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, 66-vjeçari ka vrarë motrën dhe nipin për çështje prinash, ndërsa nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër.
“Më datë 21.02.2024, në orën 12:25, punonjësit e policisë së SPB-së kanë privuar nga liria D.Gj. (66) për shkak se në fshatin Gabresh të Kumanovës për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronsore-juridike, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të motrës së tij D.R.(63), dhe djemve të saj Zh.R.(36) dhe T.R.(38). Ndihma mjekësore emergjente ka konfirmuar vdekjen e D.R. dhe T.R., ndërsa Z.R., me lëndime është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës”- njofton policia.
Autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.