Në datë 27 janar opozita PD-LSI ka lajmëruar se do të protestojnë para kryeministrisë kundër qeverisë Rama.. Nga PD dhe LSI janë ngritur dy grupe pune për të organizuar protestën. Grupet përbehen nga sekretarët, nga PD, Ristani, Salianji e Bozdo, por edhe n/ kryetarët e partisë dhe kreu i FRPD. Ndërsa nga LSI me organizimin e protestës po merret deputeti Brahimllari në koordinim me kryetarët e degëve në rrethe.
Protestuesit do të mblidhen në selitë përkatëse dhe më pas do të marshojnë nga sheshi ‘Skënderbej’ në drejtim të drejt Bulevardit. Protesta pritet që të zgjasë deri në 4 orë. Nga burimet e REPORT TV opozita nuk do ngujohet para Kryeministrisë, pra nuk do të kemi një tjetër çadër. I fundit fjalimin do ta mbajë Basha, ndërsa para tij drejtues të dy partive dhe Monika Kryemadhi.
Opozita do të denoncojnë sipas saj skandalet qeveritare, ndërsa kërkon largimin e Ramës, pasi sipas tyre ka ardhur me vota të vjedhura dhe të blera nga krimi e droga.